Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

06-06-2018

Trajnim praktik i gjyqtarëve të sapoemëruar të Agjencinë Kundër Korrupsionit

Më datën 06 qershor 2018, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestar për gjyqtarët e sapo emëruar, ka realizuar një vizitë në Agjencinë Kundër Korrupsionit. 

Qëllimi i këtij trajnimi ishte që gjyqtarët e sapo emëruar të njoftohen me rolin, funksionin detyrat dhe përgjegjësitë të këtij institucioni.

Në kuadër të kësaj vizite u bashkëbisedua lidhur me luftimin dhe parandalimin e korrupsionit,  personat e dyshuar për veprime korruptive, kallëzimet penale te institucionet përkatëse, si Prokuroria e Shtetit, Policia e Kosovës, rastet e përcjella sipas strukturës së veprave penale, zhvillimi i hetimeve,  pushimi i hetimeve,  hedhja poshtë e rasteve.

Njëkohësisht, u trajtuan konflikti i interesit, deklarimi dhe kontrolli i pasurisë dhe i dhuratave, llojet e deklarimit të pasurisë, deklarimi me marrjen e detyrës së zyrtarëve të lartë publik, kontrolli i deklarimit të pasurisë, si dhe parandalimi i konfliktit të interesit.

Trajnimi u realizua përmes shpjegimeve teorike dhe diskutimeve interaktive, me ç’rast gjyqtarët e sapo emëruar patën rastin të bëjnë pyetje të ndryshme për çështjet që ishin në fokus të trajnimit.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët e sapo emëruar, gjenerata e VI-të e PTF-së.

Shpërndaje :