Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

31-08-2018

Aktivitetet e realizuara në kuadër të trajnimit fillestar për prokurorët e sapo emëruar gjatë muajit gusht

Akademia e Drejtësisë, në drejtim të përmbushjes së prgramit trajnues, ka vazhduar me realizimin e aktiviteteve të planifikuara në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestar, të cilin janë duke e vijuar prokurorët e shtetit të sapoemëruar.

Gjatë muajit gusht, në kuadër të trajnimit teorik për prokurorët e sapo emëruar janë realizuar 12 sesione trajnuese nga moduli “Kodi i Procedurës Penale” dhe moduli “Legjislacioni vendor dhe ndërkombëtar”.

Nga nën moduli “E drejta e Bashkimit Evropian” janë realizuar pesë (5) sesione trajnuese, ku prokurorët kanë pasur mundësi  të thellojnë njohuritë e tyre lidhur me proceset integruese (qoftë në aspektin e integrimeve dhe atyre të zgjerimit) si dhe të arrijnë të kuptojnë në mënyrë më të detajuar funksionimin e BE-së, familjarizimi me institucionet e Bashkimi Evropian, rolin dhe përgjegjësinë e tyre, natyrën e kompetencave të BE-së; njohjen në themel të së drejtës së BE-së, njohjen me krijimin e së drejtës së BE-së, raportin e kësaj të drejtë me atë nacionale dhe ndërkombëtarë si dhe procedurat e shqyrtimit gjyqësorë.

Gjithashtu në kuadër të nën modulit “Provat në procedurën penale” janë realizuar katër (4) sesione trajnuese, ku pjesëmarrësit kanë trajtuar: sigurimin e provave në veprimet fillestare të policisë,  sigurimi i provave me anë të masave të fshehta dhe teknike të vëzhgimit dhe hetimit,  provat në fazën e hetimeve, si dhe bastisjet - kontrolli - sekuestrimi i përkohshëm dhe ekspertizat. Po ashtu edhe nga nën moduli “Dëshmitarët dhe të dëmtuarit në procedurën penale” janë realizuar dy (2) sesione trajnuese ku prokurorët e sapo emëruar kanë avancuar njohuritë e tyre lidhur me zbatimin e infrastrukturës ligjore lidhur më dëshmitarët në procedurën penale, dallimin në mes të dëshmitarëve të rëndomtë, dëshmitarëve të privilegjuar,  dëshmitarëve që nuk mund të dëshmojnë, dëshmitarëve që janë të liruar nga dëshmia, dëshmitarëve me nevoja të veçanta, dëshmitarët bashkëpunues dhe dëshmitarët e mbrojtur, si dhe zbatimin e drejtë të marrjes në pyetje dhe deklaratës së dëshmitarëve

Për ketë periudhë prokurorët e sapo emëruar kanë realizuar (11) ditë trajnim praktikë në prokuroritë përkatëse ashtu siç është paraparë me programin trajnues. Në kuadër të trajnimeve me institucionet jo gjyqësore kanë realizuar vizitën në Shërbimin Korrektues, respektivisht në Burgun e Sigurisë së Lartë.

Trajnimin fillestar janë duke e ndjekur 22 prokurorë të sapo emëruar, tre prej tyre janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :