Në kuadër të trajnimit fillestar për gjyqtarët e sapo emëruar, gjatë muajit gusht janë realizuar gjithsejtë 15 sesione trajnuese nga modulet: “Rendi juridik kombëtar dhe ndërkombëtar”, “Legjislacioni dhe shkathtësitë plotësuese” dhe “Shkathtësitë personale dhe ndër personale”.
Nga nën moduli “Legjislacioni për të drejtat e njeriut” janë realizuar gjashtë (6) sesione, në të cilat janë trajtuar: neni 2, e drejta për jetë, neni 6, e drejta për një proces të rregullt, neni 8, privatësia, përgjimi dhe mbledhja e të dhënave si dhe nenit 13, e drejta për ankim efektiv.
Në kuadër të nën moduli “Etikë profesionale” janë realizuar gjashtë (6) sesione trajnuese, ku gjyqtarët e sapo emëruar kanë zhvilluar kompetencën profesionale mbi këto çështje lidhur me: njohjen me rregullat bazë të etikës gjyqësore e prokuroriale ashtu siç parashikohen në kodet e etikës gjyqësore e prokuroriale, zbërthimin e parimeve dhe rregullat e kodit në situata të ndryshme të jetës reale, analizimin dhe zgjidhjen e problemeve të etikës, identifikimin dhe zgjidhjen e problemeve etike, zhvillimin e mendimit kritik në lidhje me etikën si dhe zbatimin e drejtë të rregullave etike dhe kodin e etikës profesionale.
Në këtë periudhë raportuese, grupi i parë i gjyqtarëve të sapo emëruar kanë realizuar tri (3) sesione nga nën moduli “Zhvillimi i Shkathtësive Gjyqësore”, i cili do të vazhdohet edhe me dy grupe tjera. Ky trajnim realizohet në mënyrë praktike i cili ndikon në mënyrë specifike në ngritjen e shkathtësive për fjalën hyrëse, marrjen e drejtpërdrejtë dhe të tërthorët në pyetje, vënien në dyshim, rehabilitimin dhe fjalën përfundimtare.
Gjatë muajit gusht janë realizuar dy trajnime praktike në institucione jo gjyqësore dhe atë në Agjencinë për Verifikim dhe Klasifikim të Pronës dhe Agjencinë Kadastrale të Kosovës.
Gjithashtu janë realizuar nëntë (9) ditë trajnimi praktikë në gjykatat përkatëse, ashtu siç është e paraparë me programin trajnues.
Trajnimin fillestar janë duke e ndjekur 54 gjyqtarë të sapo emëruar, ku pesë prej tyre janë nga komunitet serb.
31-08-2018