Më 29 gusht 2018, në kuadër të programit trajnues për gjyqtarët e sapo emëruar, Akademia e Drejtësisë, ka realizuar vizitën e radhës në Agjencinë Kadastrale të Kosovës.
Qëllimi i kësaj vizite qëndron tek njoftimi i gjyqtarëve të sapo emëruar lidhur me punën, veprimtarinë, bazën ligjore të funksionimit si dhe problemet me të cilat ballafaqohet ky institucion.
Gjyqtarët e sapo emëruar patën mundësi të diskutojnë rreth regjistrimit të parcelave, ndërtesave, objekteve afariste; dhënien e lejeve për banim, fotografimin e objekteve të banimit dhe vendosjen e tyre në harta topografike, punët gjeodezike, si dhe matjet shtetërore. Po ashtu u njoftuan edhe me sistemin e ri për marrjen e certifikatës e ashtuquajtur “E-Kiosku”.
Si çdo institucion tjetër edhe Agjencia Kadastrale e Kosovës përballej edhe me probleme të natyrave të ndryshme, sidomos me numrin e madh të parcelave të paregjistruara, mos respektimi i barazisë gjinore në regjistrimin e pronave, sistemin horizontal të organizimit etj.
Gjyqtarët e sapoemëruar, bashkërisht me zyrtarët nga Agjencisë Kadastrale të Kosovës, diskutuan për çështjet e interesit të përbashkët, me qëllim të bashkëpunimit reciprok në të ardhmen.
Përfitues të trajnimit ishin gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata VI) 2017-2018.
29-08-2018