Më 16 tetor 2018, Akademia e Drejtësisë organizon trajnimin me temë “Zgjidhja alternative e kontesteve – Arbitrazhi ”.
Në kuadër të këtij trajnimi prezantohen: Shqyrtime të përgjithshme lidhur me arbitrazhin dhe ndërmjetësimin, njohja dhe ekzekutimi i vendimeve të Tribunalit të arbitrazhit, kontestimi i vendimeve të Tribunalit të arbitrazhit në procedurën e njohjes dhe ekzekutimit, kontestimi i vendimeve të Tribunalit të arbitrazhit dhe kërkesa për anulimin e tyre në procedurë gjyqësore, kompetencat e gjykatës për shqyrtimin e vlefshmërisë së marrëveshjes së arbitrazhit, kompetencat e gjykatave lidhur me ndërmjetësimin, marrëveshja për ndërmjetësim, arritja e marrëveshjes në ndërmjetësim dhe përmbushja-ekzekutimi i saj.
Përfitues në këtë trajnim janë: Gjyqtarët nga Departamenti për Çështje Ekonomike i Gjykatës Themelore dhe Gjykatës së Apelit.
15-10-2018