Më 23 tetor 2018, Akademia e Drejtësisë është duke realizuar trajnimin me temë “Mjetet e jashtëzakonshme juridike në konfliktin administrativ”.
Në kuadër të këtij trajnimi prezantohen: Procedurat me rastin e vendosjes me mjetet e jashtëzakonshme juridike, dallimi në mes të mjeteve të jashtëzakonshme kërkesa për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të aktgjykimit, kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë si dhe kërkesa për rishikim, veprimet procedurale dhe vendimet lidhur me mjetet juridike të jashtëzakonshme në konfliktet administrative.
Përfitues në këtë trajnim janë: Gjyqtarët e Departamentit për Çështje Administrative të Gjykatës Themelore në Prishtinë, gjyqtarët e Gjykatës së Apelit, gjyqtarët e Gjykatës Supreme të Kosovës.
Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.
23-10-2018