Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

23-10-2018

Të drejtat e pronësisë industriale – markat tregtare

Më 24 tetor 2018, Akademia e Drejtësisë organizon trajnimin me temë “Të drejtat e pronësisë industriale – markat tregtare”.

Në kuadër të këtij trajnimi prezantohen: Markat tregtare si identifikues i burimit – llojet: individuale, kolektive, e kualitetit, e rezervuar, defanzive, markat tregtare sipas spektrit të dallueshmërisë– llojet: imagjinare, sugjeruese, përshkruese, gjenerike, kushtet e regjistrimit të markës tregtare dhe mbrojtja juridike që gëzojnë, Të drejtat dhe detyrimet e pronarëve të markave tregtare, Mbrojtja gjyqësore dhe proceduara për mbrojtjen e markave tregtare,  Kriteret e vlerësimit të shkeljes së markës tregtare.

Përfitues në  këtë trajnim janë: Gjyqtarët nga Departamenti për Çështje Ekonomike, gjyqtarët dhe prokurorët nga lëmia penale.

Shpërndaje :