Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

13-11-2018

Sjelljet brenda dhe jashtë zyrës

Më 13 nëntor 2018, Akademia e Drejtësisë në kuadër të trajnimeve për stafin administrativ gjyqësor dhe prokurorial ka realizuar trajnimin me temë “Sjelljet brenda dhe jashtë zyrës” e cila është në kuadër të modulit “Integriteti dhe Sjelljet etike”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të stafit administrativ gjyqësor dhe prokurorial, rreth parimeve dhe sjelljeve etike brenda dhe jashtë zyrës duke përfshirë edhe sjelljet jashtë orarit të punës.

Gjatë trajnimit është vënë në pah se si duhet stafi administrativ gjyqësor dhe prokurorial të sillet ndaj publikut, gjatë orarit të punës dhe jashtë orarit të punës, si ndikojnë këto sjellje në ngritjen ose uljen e prestigjit, imazhit dhe besimit të publikut në sistemin gjyqësor dhe prokurorial.

Në trajnim, përmes rasteve praktike janë elaboruar situata të ndryshme të shkeljes së parimeve dhe normave etike brenda dhe jashtë zyrës, duke iu dhënë mundësinë pjesëmarrësve t’i identifikojnë këto shkelje dhe të komentojnë se si në fakt do të duhej të vepronin.

Përfitues të këtij trajnimi ishin 19 pjesëmarrës, prej tyre 7 nga stafi administrativ gjyqësor si dhe 12 nga  stafi administrativ prokurorial.

Shpërndaje :