Më 7 shkurt 2019, Akademia e Drejtësisë organizon trajnimin me temë “Sigurimi i kërkesëpadisë”.
Në kuadër të këtij trajnimi do të prezantohet: Sigurimi i kërkesëpadisë, kushtet për caktimin e masave të sigurimit, llojet e masave të sigurimit të kërkesëpadisë, masat e përkohshme, kompetenca për të vendosur për masat e sigurimit të kërkesëpadisë, përmbajtja e aktvendimit mbi caktimin e masës së sigurimit, dallimi në mes të masës së përkohshme siguruese dhe masës siguruese, garancioni me rastin e caktimit të masës së sigurimit të kërkesëpadisë.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët e gjykatave themelore dhe bashkëpunëtorët profesional.
06-02-2019