Më 7 shkurt 2019, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme, ka realizuar trajnimin me temë “Sigurimi i kërkesëpadisë”.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të gjyqtarëve lidhur me kushtet për caktimin e masave të sigurimit, llojet e masave të sigurimit të kërkesëpadisë, masat e përkohshme, kompetenca për të vendosur për masat e sigurimit të kërkesëpadisë.
Gjatë trajnimit u shtjellua përmbajtja e aktvendimit mbi caktimin e masës së sigurimit, masat e përkohshme, kompetenca për të vendosur për masat e sigurimit të kërkesëpadisë si dhe dallimi në mes të masës së përkohshme siguruese dhe masës siguruese, garancioni me rastin e caktimit të masës së sigurimit të kërkesëpadisë.
Trajnimi u zhvillua në formë të diskutimeve interaktive, gjithashtu janë trajtuar raste nga praktika, ku pjesëmarrësit kishin mundësinë të paraqesin sfidat dhe vështirësitë me të cilat ballafaqohen gjatë punës së tyre praktike.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët e gjykatave themelore-Departamenti civil.
07-02-2019