Më 20 shkurt 2019, Akademia e Drejtësisë organizon trajnimin me temë “E Drejta për jetën - Neni 2 KEDNJ’’.
Në kuadër të këtij trajnimi do të prezantohet: Aspektet substantivë të së drejtës për jetën, detyrimet e shtetit për mbrojtjen e individëve të cilët mbahen nën mbikëqyrjen e shtetit, situatat kur jeta nuk konsiderohet e privuar në kundërshtim me këtë nen, në rastet kur ky privim vjen nga përdorimi i forcës, i bërë absolutisht i domosdoshëm, zbatimi i drejtë i kritereve që përmbahen në dispozitat e nenit 2 të KEDNJ dhe aspektet.
Përfitues të këtij trajnimi janë gjyqtarët dhe prokurorët e të gjitha niveleve në Republikën e Kosovës dhe bashkëpunëtorët profesional.
19-02-2019