Më datë 25.02.2019, në Akademinë e Drejtësisë, në kuadër të programit të Trajnimeve Fillestare për prokurorët e sapo emëruar (gjenerata VII), është duke u zhvilluar trajnimi nga moduli: “Kodi i procedurës penale”, nën moduli: “Provat në procedurën penale”.
Temat që do të diskutohen janë: Provat e papranueshme, marrja e provave gjatë hetimit, deklarimi i të pandehurit dhe dëshmia e dëshmitarit, provat personale dhe rëndësia e tyre në procedurë, Disa nga provat e papranueshme sipas KPP-së etj.
Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.
25-02-2019