Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

27-02-2019

Bashkëpunimi juridik ndërkombëtar – Krimi i Organizuar

Më 28 shkurt - 1 mars 2019, Akademia e Drejtësisë, në bashkëpunim me GIZ, organizon punëtorinë me  temë  “Bashkëpunimi juridik ndërkombëtar dhe Krimi i Organizuar”.

Në kuadër të këtij trajnimi do të  prezantohet: Masat hetuese moderne trans-kufitare; Dëgjimi i dëshmitarëve - modeli me tre hapa dhe strategjitë, duke përfshirë paraqitjen e kërkesave nga avokatët mbrojtës , dëgjimi me video konferencë, theksimi i rrezikimit të dëshmitarëve (dëshmitari anonim, pikselizimi); Raste praktike; shkëmbimi i ekspertizës; Hetimet e fshehta në tokë të huaj - të mësuarit nga një rast konkret (kontrabandimi dhe shpërndarja e kundërligjshme e barnave me recetë); sigurimet; kombinimi me masa të tjera sekrete; Ekipet e Përbashkëta Hetimore - baza ligjore si pengesë; përvojat, sfidat, dhe praktikat më të mira; Marrja e dëshmive elektronike, duke përfshirë të dhënat e përmbajtjes.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarë, prokurorë, zyrtarë nga Ministria e Drejtësisë dhe Policia e Kosovës.

Shpërndaje :