Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

01-03-2019

Bashkëpunimi juridik ndërkombëtar dhe Krimi i Organizuar

Më 28 shkurt dhe 1 mars 2019, Akademia e Drejtësisë në kuadër të PTV-së në bashkëpunim me GIZ-in, ka  realizuar  trajnimin me  temë “Bashkëpunimi juridik ndërkombëtar dhe Krimi i Organizuar”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte funksionalizimi i pikava fokale me qëllim të ngritjes së bashkëpunimit  ndërkombëtar në hetimin  sa më të suksesshëm, grumbullim e provave dhe çështjeve problematike te cilat shfaqen në praktikë në rastet e krimit të organizuar.

Ky trajnim trajtoj masat hetuese moderne trans-kufitare, dëgjimi i dëshmitarëve duke përfshirë paraqitjen e kërkesave nga avokatët mbrojtës, dëgjimi me video konferencë, theksimi i rrezikimit të dëshmitarëve (dëshmitari anonim, të mbrojtur ). Po ashtu u trajtuan çështjet praktike që kanë të bëjnë me  shkëmbimin  e ekspertizës,  hetimet e fshehta në shtetet tjera  - të mësuarit nga një rast konkret (kontrabandimi dhe shpërndarja e kundërligjshme e barnave me recetë) duke përfshirë edhe krijimin e ekipeve të përbashkëta hetimore - baza ligjore si pengesë,  përvojat, sfidat, dhe praktikat më të mira, duke përfshir  marrjen  e dëshmive elektronike, dhe të dhënat e përmbajtjes.Vëmendje i’u kushtua  shqyrtimit paraprak të  kërkesave të brendshme nga pikat fokale, shqyrtimi formal nga koordinatori, fushëveprimi i shqyrtimit formal/vendimet dhe propozimet e arsyeshme për grupet e rasteve.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë, prokurorë  nga prokuroria speciale, zyrtarë nga Ministria e Drejtësisë, policë hetues nga Policia e Kosovës dhe zyrtar ligjor nga të gjitha regjionet e Kosovës.

Shpërndaje :