Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

28-02-2019

Bashkëpunimi në kryerjen e veprës penale

Më 28 shkurt 2019, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të PTV-së ka realizuar trajnimin me temë “Bashkëpunimi në kryerjen e veprës penale”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte ngritja e kapaciteteve profesionale në zbatimin e drejtë të hetimeve dhe procedurave gjyqësore në rastet e bashkëpunimit në kryerjen e veprës penale.

Gjatë këtij trajnimi u trajtuan bashkëkryerja, shtytja dhe ndihma në kryerjen e veprës penale, bashkimi kriminal dhe marrëveshja për të kryer veprën penale si dhe kufijtë e përgjegjësisë penale dhe ndëshkimi për bashkëpunim.

Vëmendje të veçantë gjatë këtij trajnimi kishin  veprat penale të cilat përbëjnë rrezikshmëri të madhe për shoqërinë në tërësi të cilat u trajtuan përmes rasteve nga praktika gjyqësore veçanërisht duke elaboruar dispozitat ligjore dhe duke identifikuar format e bashkëpunimit dhe përgjegjësisë individuale të secilit kryes të veprës penale.

Përfitues të këtij trajnimi ishin, gjyqtarë, prokurorë dhe bashkëpunëtorët profesional të gjykatave.


 

Shpërndaje :