Më 19-20 mars 2019, Akademia e Drejtësisë organizon trajnimin me temë “Program i Specializuar Trajnimi për Zhvillimin e Kapaciteteve në Luftën Kundër Korrupsionit – Sesioni 1”.
Në kuadër të këtij trajnimi do të trajtohen: Struktura ligjore vendore dhe ndërkombëtare si dhe praktikat; Njohja dhe vlerësimi i çështjeve potenciale korruptive; Planet hetuese dhe hapat e parë; Zhvillimi i një plani hetues; Qasja në dokumente dhe informata jo publike; Marrja dhe kërkimi i evidencave elektronike; Përdorimi i mjeteve të institucioneve relevante për luftimin e korrupsionit në qasjen në të dhënat financiare; Përdorimi i mjeteve të institucioneve relevante për luftimin e korrupsionit në qasjen në rekordet financiare; Analizimi i transaksioneve të rriskut të lartë; Teknikat e intervistimit dhe sfidat; Intervistimi i dëshmitarëve potencial; Intervistimi i objektivëve të mundshëm; Radhitja e provave; Argumentet e mundshme të mbrojtjes dhe sfidat në gjyq; Zgjidhja e rasteve të korrupsionit zyrtar; Shkuarja në gjyq - paraqitja e rastit; Zgjidhjet e mundshme alternative; Masat për parandalimin dhe ekspozimin ndaj korrupsionit zyrtar.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët e gjykatave Themelore dhe të Apelit, prokurorët e Prokurorive Themelore dhe të Apelit dhe të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, zyrtarë policor të departamenteve për luftimin e korrupsionit, zyrtarë doganorë.
18-03-2019