Më datë 21 dhe 22 Mars 2019, në Akademinë e Drejtësisë, në kuadër të programit të Trajnimeve Fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata VII), do të zhvillohen dy (2) sesione trajnuese nga moduli: “E drejta civile, administrative dhe ekonimike” nën moduli: “E drejta Civile”.
Temat që do të trajtohen janë: Posedimi dhe llojet e posedimit, mbrojtja e posedimit dhe shuarja e tij, bashkëposedimi dhe posedimi i përbashkët, të drejtat absolute dhe relative, përfaqësimi dhe përfaqësimi me prokurë, paditë posesore dhe llojet e tyre etj.
Përfitues të trajnimit janë: Gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata VII), 2019-2020.
Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.
21-03-2019