Më datë 21 dhe 22 Mars 2019, në Akademinë e Drejtësisë, në kuadër të programit të Trajnimeve Fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata VII), do të zhvillohen dy (2) sesione nga moduli: “E drejta civile, administrative dhe ekonomike”, nën moduli: “Procedura Kontestimore – pjesa e parë”.
Çështjet që do të diskutohen janë: Përbërja e rregullt e gjykatës (kompetenca funksionale), përjashtimi dhe rekuizimi i gjyqtarit nga gjykimi, rrethanat të cilat qojnë deri të përjashtimi i gjyqtarit nga gjykimi, autoriteti kompetent për të vendosur lidhur me kërkesën për përjashtimin dhe rekuizimin e gjyqtarit, kërkesat e palejuara, prezumimet procedurale lidhur me palët, kuptimi i palëve në procedurën kontestimore, përfaqësimi ligjor i rregullt në rast të mungesës së zotësisë procedurale, zotësia procedurale e palëve, e drejta e ndjekjes së çështjes në gjykatë (legetimatio ad processum) etj.
Përfitues të trajnimit janë: Gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e VII), 2019-2020.
Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.
22-03-2019