Më datë 28 dhe 29 Mars 2019, në Akademinë e Drejtësisë, në kuadër të programit të Trajnimeve Fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata VI), do të zhvillohen dy (2) sesione trajnuese nga moduli: “Kodi i procedurës penale” nën moduli: “Negocimi i marrëveshjes për pranimin e fajësisë”.
Temat që do të trajtohen janë: Si të negociohet marrëveshja për pranimin e fajësisë, pozita e palës së dëmtuar, rekomandimi i denimit, Prezantimi i marrëveshjes për pranimin e fajësisë në gjykatë, Shqyrtimi gjyqësor sipas marrëveshjes për pranimin e fajësisë, Sistemet juridike të cilat e aplikojnë ketë institut etj.
Përfitues të trajnimit janë: Gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e VI) 2017-2018.
Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.
28-03-2019