Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

03-04-2019

Mundësia hetuese e veçantë

Më 04 Prill 2019, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme (PTV), organizon trajnimin me temë “Mundësia hetuese e veçantë”.

Në kuadër të këtij trajnimi do të trajtohen: Veprimi hetimor i mundësisë hetuese të veçantë; Mënyra e zbatimit të këtij veprimi hetimor; Rëndësia e veprimit hetimor të mundësisë hetuese të veçantë; Pranueshmëria e provës së marrë përmes mundësisë hetuese të veçantë.

Përfitues të  këtij trajnimi janë: Gjyqtarët dhe prokurorët të gjitha niveleve në Republikën e Kosovës.

Shpërndaje :