Më datë 04 dhe 05 Mars 2019, në Akademinë e Drejtësisë, në kuadër të programit të Trajnimeve Fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata VII), do të zhvillohen dy (2) sesione nga moduli: “E drejta civile, administrative dhe ekonomike”, nën moduli: “Procedura Kontestimore – pjesa e parë”.
Temat që do të diskutohen janë: Aktgjykimi, përmbajtja e aktgjykimit, dhënia, hartimi me shkrim dhe dërgimi i aktgjykimit, forma e prerë e aktgjykimit, llojet e aktgjykimeve, Aktgjykimi i pjesshëm, Aktgjykimi në bazë të heqjes dorë nga kërkesëpadia, Aktgjykimi për shkak të mungesës, Nxjerrja e aktgjykimit pa caktuar seancë gjyqësore sipas dispozitës së nenit 398 dhe 399 të LPK-së, etj.
Përfitues të trajnimit janë: Gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e VII), 2019-2020.
Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.
04-04-2019