Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

18-04-2019

E drejta Familjare

Më datë 18 dhe 19 Prill 2019, në Akademinë e Drejtësisë, në kuadër të programit të Trajnimeve Fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata VII), do të zhvillohen dy (2) sesione nga moduli: E drejta civile, administrative dhe ekonomike, nën moduli: “E drejta Familjare”.

Temat që do të diskutohen janë: Kuptimi i të drejtës familjare, natyra e marrëdhënieve juridiko-familjare, burimet e të drejtës familjare, llojet e familjes, gjinia dhe llojet e gjinisë, e drejta martesore, qëllimet dhe kushtet për lidhjen e martesës, kuptimi, llojet e të drejtave dhe të detyrimeve të bashkëshortëve etj.

Përfitues të trajnimit janë: Gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e VII), 2019-2020.

 

 

 

Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.

Shpërndaje :