Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

06-06-2019

E drejta e Detyrimeve

Më 06 Qershor 2019, Akademia e Drejtësisë në kuadër të programit të trajnimeve fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e VII), është duke organizuar trajnimin nga moduli: “E drejta civile, administrative dhe ekonomike”, nën moduli: “E drejta e Detyrimeve”.

Temat që po diskutohen janë: Shuarja e kontratave me marrëveshjen e palëve, shuarja e kontratës kur zhduket lënda e saj, shuarja e kontratës me vdekjen e njërës palë, shuarja e kontratës me anulim, kontratat relativisht të pavlefshme, kontratat absolutisht të pavlefshme, zgjidhja e kontratës për shkak të mosekzekutimit etj.

Përfitues të trajnimit janë: Gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e VII), 2019-2020.

 

 

Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.

Shpërndaje :