Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

14-06-2019

Program i Specializuar Trajnimi për Prokurimin Publik të Kosovës sesioni 1

Më 13-14 qershor 2019, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme, organizoj trajnimin me temë: “Program i Specializuar Trajnimi për Prokurimin Publik të Kosovës”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me prokurimin publik dhe zbatimin e drejtë të dispozitave lidhur me hetimin dhe gjykimin e veprave penale të kësaj natyre.

Me rastin e këtij trajnimi u trajtuan planifikimi i prokurimit, dosja e tenderit dhe specifikimi teknik duke vënë në pah rëndësinë e prokurimit publik, procedurën e tenderimit dhe  lidhjen e kontratës duke respektuar dispozitat e përgjithshme lidhur me të drejtat e detyrimet të palëve pas lidhjes së kontratës si dhe administrimin e kontratës dhe përzgjedhjen e organit mbikëqyrës.

Gjatë trajnimit pjesëmarrësit patën rastin që përmes rasteve praktike të analizojnë procesin e planifikimit, të zbërthejnë dosjen e tenderit dhe të identifikojnë indikatorët e korrupsionit që lidhen me prokurimin publik.  

Përfitues në këtë trajnim ishin gjyqtarët dhe prokurorët nga niveli themelor i gjykatave dhe prokurorive.

Shpërndaje :