Më datë 01 dhe 02 Korrik 2019, në Akademinë e Drejtësisë, në kuadër të programit të Trajnimeve Fillestare për prokurorët e sapo emëruar (gjenerata VIII), do të zhvillohen dy (2) sesione trajnuese nga moduli: Kodi Penal i Republikës së Kosovë nën moduli: “Kodi penal- pjesa e përgjithshme”.
Temat që do të trajtohen janë: Vendi dhe koha e kryerjes së veprës penale, Vendi i kryerjes së veprës penale, Rëndësia e përcaktimit të vendit të kryerjes së veprës penale, Vendi i kryerjes te veprat penale të kryera në bashkëpunim, Vendi i kryerjes te veprat penale të ngelura në tentativë, Koha e kryerjes së veprës penale, Rëndësia e caktimit të kohës së kryerjes së veprës penale, Koha e veprimit – mosveprimit si kohë e kryerjes së veprës penale.
Përfitues të trajnimit janë: Prokurorët e sapo e emëruar (gjenerata e VIII), 2019-2020.
Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.
01-07-2019