Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

04-07-2019

E drejta e pronësisë dhe të drejtat tjera të përafërta

Më 04 dhe 05 Korrik 2019, Akademia e Drejtësisë në kuadër të programit të trajnimeve fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e VII), është duke realizuar dy (2) sesione trajnuese nga moduli: “E drejta civile, administrative dhe ekonomike”, nën moduli: “E drejta e pronësisë dhe të drejtat tjera të përafërta”.

Temat që do të diskutohen janë: Humbja e të drejtës së pronësisë, nocioni i të drejtës së ndërtimit, fitimi i të drejtës së ndërtimit, përmbajtja e të drejtës së ndërtimit, shuarja e të drejtës së ndërtimit, pasojat e shuarjes së të drejtës së ndërtimit etj.

Përfitues të trajnimit janë: Gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e VII) 2019-2020.

 

 

 

Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.

Shpërndaje :