Më 18 dhe 19 Korrik 2019, Akademia e Drejtësisë në kuadër të programit të trajnimeve fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e VII), është duke realizuar dy (2) sesione trajnuese nga moduli: “E drejta civile, administrative dhe ekonomike”, nën moduli: “Procedura Përmbarimore”.
Temat që do të trajtohen janë: Propozimi përmbarimor, vendimet e organit përmbarues, aktvendimi për përmbarim dhe urdhri për përmbarim, shtyerja e përmbarimit, pezullimi i përmbarimit, përfundimi i procedurës së përmbarimit etj.
I tërë trajnimi është duke u zhvilluar në mënyrë interaktive mes pjesëmarrësve dhe trajnuesit duke shqyrtuar edhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë: Gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e VII), 2019-2020.
Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.
18-07-2019