Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

29-07-2019

Kodi i Procedurës Penale-Shqyrtimi fillestar i dytë dhe shqyrtimi gjyqësor

Më datë 29 dhe 30 Korrik 2019, në Akademinë e Drejtësisë, në kuadër të programit të Trajnimeve Fillestare për prokurorët e sapo emëruar (gjenerata VIII), do të zhvillohen dy (2) sesione trajnuese nga moduli: Kodi i Procedurës Penale, nën moduli: “Shqyrtimi fillestar i dytë dhe shqyrtimi gjyqësor”.

Temat që do të trajtohen janë: Pezullimi dhe pushimi i hetimeve, Zgjerimi dhe rifillimi i hetimeve, Masat e fshehta dhe teknike të vëzhgimit dhe hetimit, Dëshmitarët dhe procedimi i tyre gjatë fazës së hetimeve, Mundësia hetuese e veçantë.

Përfitues të trajnimit janë: Prokurorët e sapoemëruar (gjenerata e VIII), 2019-2020.

 

 

Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.

Shpërndaje :