Më 24 shtator 2019, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme (PTV), ka realizuar trajnimin nga lemia e kundërvajtjes me temë “Administrimi i provave - parimet”.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të pjesëmarrësve në lidhje me dispozitat ligjore që kanë të bëjnë identifikimin dhe trajtimin e provave në procedurën e kundërvajtëse.
Ne fokus te këtij aktiviteit trajnues ishin paraqitja e parimeve themelore për identifikimin dhe mënyrën e administrimit të provave në procedurën kundërvajtëse me theks të veçantë në vlerësimin e drejtë të tyre, kuptimi i provës dhe faktit.
Trajnimi u zhvillua në formë të diskutimeve interaktive, ku pjesëmarrësit kishin mundësinë të paraqesin sfidat dhe vështirësitë që ballafaqohen në gjatë praktikë.
Përfitues të këtij trajnimi ishin: gjyqtarë nga niveli themelor – departamenti për kundërvajtje nga regjionet te ndryshme te Kosovës.
24-09-2019