Më 26 Shtator 2019, Akademia e Drejtësisë në kuadër të programit të trajnimeve fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e VII), është duke organizuar trajnimin nga moduli: “Shkathsitë personale dhe ndërdisiplinare”, nën moduli:“Etika profesionale”.
Temat të cilat po trajtohen janë: Kodi i Etikës për gjyqtarë, Pavarësia, Paanshmëria, Barazia, Integriteti, Profesionalizimi dhe përgjegjësia në punë dhe Konfidencialiteti dhe raportet me publikun dhe mediat.
Përfitues të trajnimit janë: Gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e VII), 2019-2020.
Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.
26-09-2019