Me 9 tetor 2019, Këshilli i Evropës në Shkup realizoi konferencën rajonale të "Instrumentit Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë – Faza e dytë” në kuadër të mekanizmit të koordinimit të ekspertizës.
Qëllimi i kësaj konference ishte që të mbështet rezultatet e fazës së parë, për të ndihmuar bashkëpunimin teknik përshtatur sipas vendit për arritjen e një përmbushjeje më të madhe të standardeve evropiane, duke ofruar këshillime dhe ekspertizë si përgjigjeje ndaj kërkesave për analiza dhe asistencë përmes mekanizmit të koordinimit të ekspertizës.
Gjatë kësaj konference u të trajtuan çështjet nga garantimi i drejtësisë për gjykim të drejtë dhe të paanshëm me theks të veçantë transparenca e gjyqësorit në raport me qytetarët. Vëmendje të veçantë gjatë kësaj konference iu kushtua luftës kundër krimit ekonomik, anti diskriminimi dhe mbrojtja e të drejtave të cenuara. Paraprakisht liria e shprehjes dhe e medias si dhe barazia gjinore ishin objekt trajtimi dhe diskutimi i kësaj konference.
Në këtë konferencë morën pjesë pjesëmarrës nga Kosova, Shqipëria, Bosnjë dhe Hercegovina, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe, Turqia.
09-10-2019