Më 29 tetor 2019, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme në bashkëpunim me projektin Mbështetje e mëtejshme institucioneve të Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe ekstremizmit të dhunshëm B&S, realizuan trajnimin me temë “Sekuestrimi dhe konfiskimi”.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive profesionale të pjesëmarrësve me dispozitat Ligjore lidhur me Ligjin e ri për Kompetencat e zgjeruara të Ligjit për Konfiskim dhe Sekuestrim (LKZK).
Gjatë këtij trajnimi nga ekspert vendor dhe ndërkombëtar u trajtuan: Institutet e reja te Ligji për
kompetencat e zgjeruara për Konfiskim, përputhshmëria dhe kontinuiteti i dispozitave të sekuestrimit dhe konfiskimit në ligjet bazike si KPRK dhe KPPK me LKZK-ne, dallimet mes LKZK-se se vjetër dhe LKZK-së së re, përputhshmëria e instituteve të reja të LKZK – së me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe KEDNJ-së.
Vëmendje iu kushtua masave që mund të propozohen për sigurimin e pasurisë dhe cilat janë masat e përkohshme për sigurimin e pasurisë, për të cilin prokurori i shtetit ka prova të artikulueshme që tregojnë dyshim të bazuar se është përdorur në veprën penale nën hetim, është provë e veprës penale nën hetim, ose është fituar nga vepra penale nën hetim. Paraprakisht përmes shembujve u analizuan metodat për identifikimin e aseteve dhe procesi i sekuestrimit dhe konfiskimit të aseteve të fituara me vepër penale.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë, prokurorë dhe staf administrativ nga gjykatat dhe prokuroritë nga regjione të ndryshme të Kosovës.
29-10-2019