Më datë 04 dhe 05 Nëntor 2019, në Akademinë e Drejtësisë, në kuadër të programit të Trajnimeve Fillestare për prokurorët e sapo emëruar (gjenerata VIII), do të zhvillohen dy (2) sesione trajnuese nga moduli: Kodi i Procedurës Penale, nën moduli: “I pandehuri në procedurën penale”.
Temat të cilat po trajtohen janë: I pandehuri si subjekt i procedurës penale, kuptimi ligjor i shprehjes “i pandehur” si dhe deklarimi i të pandehurit si provë, të drejtat dhe detyrimet e tij gjatë procedurës penale.
Përfitues të trajnimit janë: Prokurorët e sapoemëruar (gjenerata e VIII), 2019-2020.
Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.
04-11-2019