Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

19-11-2019

Aktgjykimi dhe llojet e aktgjykimit sipas ligjit të procedurës kontestimore

Mё 19 Nёntor 2019, Akademia e Drejtёsisё nё kuadёr tё Programit pёr Trajnime tё Vazhdueshme ёshtё duke zhvilluar trajnimin me temё: “Aktgjykimi dhe llojet e aktgjykimit sipas ligjit pёr procedurёn kontestimore”.

Temat qё janё duke u trajtuar janё: Aktgjykimi, Llojet e aktgjykimeve dhe kushtet pёr nxjerrjen e tyre, Pёrmbajtja e aktgjykimit dhe arsyetimi i secilit lloj tё aktgjykimit. Çështjet e lartpërmendura në këtë trajnim janë ndër pyetjet thelbësore ku do të behën përpjekje që t’ju jepet përgjigje adekuate që ndërlidhen me aktgjykimin si formë e vendosjes meritore në një çështje juridike kontestimore dhe llojeve të aktgjykimeve që mund të nxjerr gjykata në një çështje juridike kontestimore.

Pёrfitues nё kёtё trajnim janё: Gjyqtarёt e gjykatave themelore dhe bashkёpuntorёt profesional.

 

 

 

 

Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.

Shpërndaje :