Më 21 dhe 22 Nëntor 2019, Akademia e Drejtësisë në kuadër të programit të trajnimeve fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e VII), është duke organizuar trajnimin nga moduli: “Shkathtësitë personale dhe ndërdisiplinare”, nën moduli: “Arsyetimi i vendimive gjyqsore”.
Çështjet të cilat po trajtohen janë: Analizë për mundësinë e zbatimit të metodologjisë “IRAC” në hartimin e aktgjykimit në lëndët civile, interpretimi dhe arsyetimi ligjor, interpretimi si komponentë e rëndësishme për shkrimin dhe arsyetimin ligjor dhe metodat e interpretimit.
Përfitues të trajnimit janë: Gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e VII), 2019-2020.
Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.
21-11-2019