Më 05 dhjetor 2019, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me GIZ, realizoi trajnimin me temë: “Përmbarimi i vendimeve gjyqësore në çështjet familjare dhe kontestet e punës”.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me dispozitat ligjoretë Ligjit të Procedurës Përmbarimore.
Në pjesën e parë të trajnimit u trajtuan organi përmbarues, kompetenca, vendimet e organit përmbarues dhe përmbajtja e tyre. Në pjesën e dytë u trajtuan baza juridike për caktimin e përmbarimit tek rastet e kthimit të punëtorit në punë dhe dorëzimit të fëmijës, si dhe veprimet e organit përmbarues dhe mënyra e zbatimit të përmbarimit.
Në trajnim u theksua që roli i gjykatave mbetet mjaftë i rëndësishëm, sepse çështjet me të ndjeshme siç janë çështjet familjare dhe kthimi i punëtorit në punë mbesin në kompetencë ekskluzive të gjykatave. Po ashtu mjetet juridike mbesin në vendosje të gjykatave, si dhe funksion tjetër i rëndësishëm është mbikëqyrja, sepse palët të cilët mendojnë se përmbaruesi privat ka shkelur ndonjë të drejtë të tyre mund ti drejtohen gjykatës. Më tej u potencua që duhet kushtuar vëmendje mbrojtjes së dinjitetit të debitorit përmbarues dhe përmbarimi të jetë sa më pak i dëmshëm për debitorët gjatë zbatimit të procedurës së përmbarimit.
Gjatë këtij trajnimi nga trajnuesit u përdoren metoda të kombinuara të shpjegimit duke përfshire shpjegime teorike dhe praktike të përcjella me shembuj praktik, ku patën rastin që pjesëmarrësit të jenë aktiv gjatë gjithë kohës, duke marrë pjese në diskutime me pjesëmarrësit tjerë dhe me prezantuesin.
Përfitues të këtij trajnimi ishin: gjyqtarë të nivelit themelor, Gjykata e Apelit, Dhoma e posaçme e Gjykatës Supreme si dhe bashkëpunëtor profesional nga Gjykatat dhe Prokuroritë.
05-12-2019