Më 19 dhe 20 Dhjetor 2019, Akademia e Drejtësisë në kuadër të programit të trajnimeve fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e VII), është duke organizuar trajnimin nën modulin: “Kodi Penal - pjesa e përgjithshme”.
Temat të cilat po trajtohen janë: Ndarja e veprave penale, deliktet ekonomike, kundërvajtja dhe veprat penale, veprimi dhe kuptimi i veprimit, kauzaliteti dhe kauzaliteti te vepra penale me mosveprim.
Përfitues të trajnimit janë: Gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e VII), 2019-2020.
Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.
19-12-2019