Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

24-12-2019

Takimi i Këshillit Drejtues të Akademisë

Prishtinë, 24 dhjetor 2019, në Akademinë e Drejtësisë, u mbajt takimi i njëzetenjëti me radhë i Këshillit Drejtues të Akademisë së Drejtësisë, i udhëhequr nga Kryesuesi i Këshillit Drejtues z. Aleksandër Lumezi, Kryeprokuror i Shtetit.

Qëllimi i këtij takimi ishte shqyrtimi i Planit të punës së AD-së për vitin 2020 dhe miratimi i tij si dhe aktiviteteve tjera që janë në proces të zhvillimit brenda mandatit të Akademisë.

Fillimisht me rastin e këtij takimi, Kryesuesi dhe anëtarët e Këshillit Drejtues i uruan mirëseardhje  z. Enver Fejzullahu në pozitën e Drejtorit Ekzekutiv të Akademisë së Drejtësisë. Në vijim shqyrtuan Planin e Punës së AD-së duke vënë në pah sfidat dhe rreziqet të cilat mund të hasen gjatë zbatimit të tij në praktikë për të cilat Këshilli Drejtues ofroi mbështetjen e tij në tejkalimin e tyre. Të gjithë njëzëri konfirmuan se përmbajtja e këtij dokumenti është e mirë dhe zbatimi i tij është në suaza të Ligjit për Akademinë e Drejtësisë, Planit Strategjik për vitin 2019-2021 dhe Programit të trajnimit për vitin 2020 të Akademisë.

Në këtë takim Këshilli Drejtues, diskutoi edhe për çështje të tjera që janë me rëndësi për funksionimin e Akademisë së Drejtësisë.

Shpërndaje :