Më 26 dhjetor 2019, Akademia e Drejtësisë, mbajti takimin me trajnuesit që do të angazhohen për realizimin e aktiviteteve trajnuese në Programin e Trajnimit të Vazhdueshëm për periudhën janar-qershor 2020.
Qëllimi i këtij takimi ishte njoftimi i trajnueseve me Drejtorin e AD-së, roli dhe kompetenca e trajnuesve ne realizmin e trajnimeve dhe përmbushjen e Programit Trajnues, në mënyrë që trajnimet e realizuara të reflektojnë në punën e përfitueseve të AD-së.
Gjatë takimit u prezantuan format për hartimin e materialit për trajnime, detyrimet që e përcjellin trajnuesin me rastin e angazhimit në trajtimin e temave varësisht nga fusha, afatet kohore për përcjellën e materialit trajnues në Akademi, pjesëmarrja në trajnime, përfshirjen e bashkëpunëtoreve profesional në trajnime të vazhdueshme, si dhe çështje tjera me rendësi rreth trajnimeve në PTV.
Trajnuesit nga ana tjetër, duke i uruar drejtorit suksese në punë, potencuan që janë të gatshëm për bashkëpunim për ofrimin e trajnimeve sa më cilësore.
Në fund të takimit, znj. Melihate Rama njoftoi trajnuesit së janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për trajnimet që janë planifikuar të mbahen në gjashtë mujorin e parë të vitit 2020.
26-12-2019