Më 26 dhe 27 Dhjetor 2019, Akademia e Drejtësisë në kuadër të programit të trajnimeve fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e VII), është duke organizuar trajnimin nga moduli: nën moduli: “Kodi Penal- pjesa e veçantë”.
Temat të cilat po trajtohen janë: Veprat penale nga kapitulli XXIII dhe XXV, posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotropike ose analoge neni 275 i KPRK, intoksikimi i personit tjetër me narkotikë ose substanca psikotrope neni 276 i KPRK dhe dënimi për raste të rënda të veprave penale nga ky kapitull neni 281 i KPRK.
Përfitues të trajnimit janë: Gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e VII), 2019-2020.
Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.
26-12-2019