Më 11 dhjetor 2019, në kuadër të programit trajnues për gjyqtarët dhe prokurorët e sapo emëruar, Akademia e Drejtësisë, ka realizuar vizitën e radhës në zyrën Kombëtare të Auditimit.
Qëllimi i kësaj vizite/trajnimit ishte që gjyqtarët dhe prokurorët e sapo emëruar të krijojnë një pasqyrë të qartë rreth mandatit, bazës ligjore, rolit, strukturës organizative dhe përgjegjësive të Zyrës Kombëtare të Auditimit.
Në kuadër të kësaj vizite/trajnimi, Drejtori i Zyrës Kombëtare të Auditimit, bëri një prezantim të shkurtër të themelimit, mandatit dhe zhvillimit të këtij institucioni si dhe bashkëpunimin mes organeve të drejtësisë dhe Zyrës Kombëtare të Auditimit lidhur me punët relevante të përbashkëta. Gjithashtu gjatë trajnimit gjyqtarët dhe prokurorët e sapo emëruar u informuan edhe me sfidat dhe vështirësitë me të cilat aktualisht ballafaqohen duke vepruar në bazë të standardeve ndërkombëtare dhe duke iu referuar kodit etik për sjelljet gjatë punës si dhe përgjegjësit që kryen ky institucion duke kryer auditimin vjetor në institucionet shtetërore si: Ministritë, Komunat, Ekzekutivi dhe në bazë të kërkesave për Agjencitë e Pavarura dhe donatorëve që ndihmojnë me fonde.
Më tej në mënyrë të detajuar u trajtua pavarësia e Zyrës Kombëtare të Auditimit, funksionet e brendshme dhe të jashtme të auditimit, si dhe auditimi i rregullsisë dhe performancës duke pasur për qëllim miratimin e fondeve dhe ofrimin e procesit të mirëbesimit te populli dhe fondet të cilat shpenzohen.
Gjatë realizimit të trajnimit nga gjyqtarët dhe prokurorët u realizua edhe forma e bashkëbisedimit ku pjesëmarrësit shtronin pyetje të interesave të përbashkëta në bashkëpunimin gjyqësor me ZKA-në ku në fokus ishte tema e raportimit të institucioneve në ZKA, trajtimi i qasjes në interes të publikimit të raporteve si dhe rastet ku mundë ta hasin në vepra penale dhe shkelje ligjore nga ZKA për institucionet shtetërorë të cilat prezantojnë raporte financiare.
Përfitues të kësaj vizite ishin gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata (VII) 2019-2020 dhe prokurorët e sapo emëruar gjenerata e (VIII) 2019-2020.
11-12-2019