Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

06-02-2020

Kontrolli dhe konfiskimi

Më  06 dhe 07  Shkurt  2020, në kuadër të programit të trajnimeve fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e VII), po zhvillohen dy (2) sesione trajnuese nga nën moduli: “Kontrolli dhe konfiskimi”.

Temat të cilat po trajtohen janë: Bazat themelore për sekuestrim dhe procedura, sendet që nuk mund të sekuestrohen përkohësisht, marrja e pasurisë së përfituar me vepër penale dhe kuptimi i sekuestrimit dhe konfiskimi si dy forma të marrjes së pasurisë së përfituar me vepër penale.

Përfitues të trajnimit janë Gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e VII), 2019-2020.

Shpërndaje :