Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

20-02-2020

Masat e fshehta të hetimit dhe vëzhgimit

Më  20 dhe 21 Shkurt 2020, në kuadër të programit të trajnimeve fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e VII), po zhvillohen një (2) sesione trajnues nga nën moduli: “Masat e fshehta të hetimit dhe vëzhgimit”.

Temat të cilat po trajtohen janë: Masat e fshehta teknike të vëzhgimit dhe hetimit sipas Kodit të Procedurës Penale të Kosovës, llojet e masave të fshehta fotografike ose me video, përgjimi i komunikimeve nëpërmjet rrjetit kompjuterik dhe zbulimi i të dhënave financiare.

Përfitues të trajnimit janë: Gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e VII), 2019-2020.

Shpërndaje :