Më 6 dhe 7 Maj 2020, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin dy ditor “Program i Specializuar Trajnimi -Shpërlarja e Parave- Sesioni I”. Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë z. Valon Kurtaj - Gjyqtar në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe z. Behar Xhema - zv. Drejtor në Njësinë e Inteligjencës Financiare.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive profesionale të gjyqtarëve dhe prokurorëve në zbatimin e drejtë të dispozitave ligjore lidhur me veprën penale të shpërlarjes (pastrimit) së parave.
Në fokus të trajnimit janë baza ligjore për luftimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, kuptimi i elementeve të veprës penale të pastrimit të parave, si dhe cilat janë fazat e pastrimit të parave.
Gjatë këtij trajnimi janë duke u elaboruar edhe: Kompetencat dhe bashkëpunimi me Njësinë për intelegjencë financiare; lehtësuesit profesionistë të pastrimit të parave; pastrimi i parave si vepër e vetme-Metoda indirekte e provës.
Metodologjia e trajnimit është bazuar në diskutime interaktive duke shtjelluar edhe raste të ndryshme nga praktika gjyqësore.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë dhe prokurorë të nivelit themelore dhe Apelit nga regjione të ndryshme të Kosovës.
06-05-2020