Më 15, 16 dhe 17 Qershor 2020, në kuadër të programit të trajnimeve fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e VII), po zhvillohet testi përfundimtar për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e shatë.
Trajnimi fillestar për këtë gjeneratë është në përfundimi të tij, në pajtim me Rregulloren për Trajnimin Fillestar, do ti nënshtrohen testimit për gjashte module trajnuese: “Rendi juridik kombëtar dhe ndërkombëtar”, “Shkathtësitë personale dhe ndër personale”, Kodi Penal, Kodi i Procedurës Penale, E drejta civile materiale dhe procedurale si dhe Legjislacioni dhe shkathtësitë plotësuese.
Testi zhvillohet i ndarë në dy pjese për secilin modul dhe është duke u monitoruar nga Udhëheqësja e Trajnimit Fillestar znj. Valmira Pefqeli, dhe stafi i AD-së.
16-06-2020