Tryezë për Drejtësinë Ambientale
Më 10-11 Nëntor 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme në bashkëpunim me UNDP, janë duke realizuar Tryezën për Drejtësinë Ambientale.
Trajnues të angazhuar në këtë tryezë janë: z. Afrim Shala, Gjyqtar në Gjykatën Supreme të Kosovës, z. Burim Ademi, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit Prishtinë dhe z. Ersan Qavolli, Prokuror në Prokurorinë Themelore në Pejë.
Qëllimi i kësaj tryeze është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me ndarjen e përvojave praktike dhe krahasimin midis gjyqtarëve dhe prokurorëve në hetime dhe gjykime penale të ndërthurura me mjedisin.
Tryeza është duke u zhvilluar diskutim interaktiv, prezantim i çështjeve përmes rasteve, diskutim për rastet dhe përmbledhje e konkluzave për çështjen e diskutuar.
Përfitues të kësaj tryeze janë: Gjyqtarë nga Gjykata Supreme, Gjyqtarë dhe Prokurorë nga niveli Themelor si dhe bashkëpunëtorë profesionalë.
Postuar më: 10-11-2023