blog-post

Postuar më: 11-02-2022

Angazhimi i fëmijëve në forma të rënda të punës dhe punë të detyruara

Sot më 11 shkurt 2022, Akademia e Drejtësisë, në bashkëpunim me Organizatën Ndërkombëtare të Punës (ILO), është duke e realizuar trajnimin me temë: “Angazhimi i fëmijëve në forma të rënda të punës dhe punë të detyruara”

Ky trajnim vije si rezultat i 2 punëtorive të realizuara gjatë vitit 2021, me ç’rast nga ekspertja vendore znj. Ariana Qosaj Mustafa dhe grupet punuese, janë përgatitur Procedurat standarde të veprimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, rreth rasteve të angazhimit të fëmijëve në punë të rënda dhe punë të detyruara.

Gjatë trajnimit, përveç shpalosjes së materialit të përgatitur dhe analizimit të tij, pjesëmarrësit do të ndahen edhe në grupe punuese, ku edhe do të përgatisin prezantim lidhur me gjykimin dhe mbrojtjen e rasteve të punës së rëndë të fëmijëve.

Trajnimi është duke u zhvilluar në mënyrë fizike, sipas rekomandimeve dhe udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKSHPK-së.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarë nga gjykatat themelore, Prokurorë nga prokuroritë themelore, mbrojtës të viktimave si dhe zyrtarë nga qendrat për punë sociale.

Shpërndaje :