blog-post

Postuar më: 08-03-2022

Anulimi i kontratave dhe mjetet e sigurimit të kontratave

Më 08-09 Mars 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnimeve të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin në formë të kombinuar në atë fizike dhe online përmes platformës ZOOM me temë “Anulimi i kontratave dhe mjetet e sigurimit të kontratave”.

Trajnues i angazhuar në këtë trajnim janë z. Zenel Leku, gjyqtar në Gjykatën Supreme dhe z. Faton Ademi, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve rreth anulimit të kontratave dhe mjeteve të sigurimit.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi janë gjyqtarë nga Gjykata Supreme, Gjykata e Apelit si dhe gjyqtarë nga niveli themelor.

Shpërndaje :