Arsyetimi gjyqësor dhe të drejtat e njeriut
Më 02 Mars 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin me temë “Arsyetimi gjyqësor dhe të drejtat e njeriut”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Valon Totaj, Kryetar i Gjykatës Apelit dhe z. Lumni Sallauka, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i pjesëmarrësve në ngritjen e kapaciteteve të tyre profesionale lidhur me hulumtimin ligjor, shqyrtimin gjyqësor dhe hartimin e vendimeve gjyqësore
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarë, prokuror, bashkëpunëtor profesional dhe zyrtar ligjor.
Postuar më: 02-03-2023