blog-post

Postuar më: 07-11-2023

Aspekti material dhe procedural i Ligjit për Mbrojtje nga Diskriminimi dhe sfidat në zbatimin e tij

Më 07-08 Nëntor 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme në bashkëpunim me OSBE janë duke realizuar Trajnimin me temë “Aspekti material dhe procedural i Ligjit për Mbrojtje nga Diskriminimi dhe sfidat në zbatimin e tij”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Rafet Haxhaj, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit dhe znj. Shpresa Emra, Kryetare në Gjykatën Themelore në Prizren.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me zbatimin e drejtë të dispozitave ligjore lidhur me aspektin procedural dhe material te ligjit për mbrojte nga diskriminimi.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët nga Gjykatat e Apelit dhe Themelore.

Shpërndaje :